Boris Johnson del për herë të parë jashtë vendit pas Brexit, viziton Indinë në prill

schedule08:27 - 16 Mars, 2021

schedule 08:27 - 16 Mars, 2021

Kryeministri Boris Johnson do të vizitojë Indinë në fund të prillit, në vizitën e tij të parë jashtë që kur Britania u largua nga BE.

Johnson kishte planifikuar një vizitë në Indi në janar për të shpejtuar bisedimet tregtare midis dy vendeve, por u detyrua ta shtynte atë për shkak të shpërthimit të vitusit COVID-19 në Britani.

Në atë kohë, zyra e tij tha se ai shpresonte të planifikonte vizitën e tij përpara se Britania të organizonte një samit të G7 në qershor, i cili pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri indian Narendra Modi.

Administrata Johnson ka njoftuar se do të përqendrohet në rajonin Indi-Paqësor si pjesë e një rishikimi të unifikuar të politikës qeveritare për vitet e ardhshme, duke theksuar se rajoni gradualisht po bëhet fokusi gjeopolitik i botës.

Muajin e kaluar, Britania aplikoi zyrtarisht për t’u bashkuar me Paktin e Partneritetit të Paqësorit (CPTPP), duke besuar se bashkimi me bllokun e 11 vendeve do të hapte rrugë të reja për tregtinë dhe ndikimin, në epokën pas Brexit.

Londra ka aplikuar gjithashtu për t’u bërë një partner dialogu i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

“Ne jemi duke ndjekur marrëveshje tregtare nga Australia në Shtetet e Bashkuara dhe rreth botës me një theks në rajonin Indi-Paqësor, një treg i madh i rritjes për të ardhmen,” shkroi Sekretari i Jashtëm Britanik Dominique Raab në dhjetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!