Boris Johnson: Britania do të godasë fort me sanksione Rusinë

schedule10:18 - 22 Shkurt, 2022

schedule 10:18 - 22 Shkurt, 2022

Boris Johnson është zotuar se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të godasin fort interesat ekonomike të Rusisë.

“Ata do ta godasin Rusinë shumë fort dhe ka shumë më tepër që ne do të bëjmë në rast të një pushtimi,” thotë ai, raporton BBC.

Boris Johnson foli pas takimit urgjent të komitetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që merret me emergjencat. Kryeministri tha presidenti rus Vladimir Putin tani ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa dhe “shkatërruar plotësisht” ligjin ndërkombëtar.

“Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare,” tha ai. “Ky është vetëm fillimi i një breshëri sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen,” thotë ai.

“Kam frikë se të gjitha provat janë se presidenti Putin është me të vërtetë i vendosur për një pushtim të plotë të Ukrainës, tejkalimin, nënshtrimin e një vendi të pavarur, sovran evropian dhe mendoj, le të jemi absolutisht të qartë, se do të jetë absolutisht katastrofike”, shtoi ai më tej.

Presidenti rus Vladimir Putin njohu dje rajonet rebele të Ukrainës, duke i shpallur ato si të pavarura. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!