Boris Johnson, arrin fitoren më të madhe që nga triumfi i Margaret Thatcher

schedule09:01 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 09:01 - 13 Dhjetor, 2019

Boris Johnson tashmë po feston ndërsa Partia e Punës duhet të pranojë humbjen dhe të shikojnë Johnson teksa ai ulet në karrigen e tij dhe  të qëndrojë aty për vite me rradhë.

Boris Johnson përshëndeti  tërmetin ’politik që i dha atij një mandat për të bërë Brexitin të mundur sot, ndërsa ai marshoi ushtrinë e tij të re me jakë blu drejt zgjedhjeve mahnitëse.

Ekspertët parashikuan që Konservatorët janë në rrugën e duhur për të grumbulluar 365 vende në zgjedhjet e para dhjetorit .

The Tories zyrtarisht kaluan linjën fituese të 325 vendeve menjëherë pas orës 5 të mëngjesit .

Jeremy Corbyn njoftoi sot në mëngjes se ai tashmë e pranon humbjen e tij por duke sulmuar me forcë  mediat duke i quajtur  ‘të pështirë’ ndaj tij, dhe duke thënë se ai ende besonte se platforma e tij e majtë ishte ‘popullore’ dhe fajësoi Brexit për parandalimin ‘normal’ të debatit politik ‘. Sidoqoftë, ai e bëri të qartë se do të qëndronte për një periudhë ‘reflektimi’ ndërsa u zgjodh një zëvendësues tjetër.

Rezultatet do t’i jepnin zotit Johnson një shumicë të madhe të 80 Commons, më e madhja që nga fitorja e tretë e Margaret Thatcher në 1987, dhe më shumë se sa e mjaftueshme për të përmbushur zotimin e tij për “të realizuar  Brexit”.

Votat ndaj partisë konservatore, prej 45 përqind në Britani është më e larta e arritur që nga Edward Heath në 1970.

Në Angli, Konservatorët votuan 47.1 përqind në krahasim me 34.3 përqind të  Partisë së Punës, dhe në Uells u mbështetën nga një shumicë mbresëlënëse prej 36.1 përqind  të votave.

Sipas rezultateve z. Corbyn duket se ka pasur performancën e tij më të keqe që nga viti 1935 dhe e zhyti atë në një “luftë civile’ – pavarësisht se aleatët e tij pretendojnë se pjesëmarrja e lartë mund ta kishte ndihmuar atë të realizonte  një surprizë.

Në një moment tjetër të dramës që u shkaktua, udhëheqësja e Lib Dem Dem, Jo Swinson pësoi poshtërim në humbjn e vendit të saj të Lindjes Dunbartonshire. Dhe për ironi zëdhënësi i partisë Brexit Tom Brake humbi bazën e tij Carshalton të Tories.

Ndërsa Donald Trump dukej i kënaqur dhe dha mezazhin e tij të urimit, e cilesontë rezultatin si një fitore të madhe ’dhe nxiti një marrëveshje masive të re tregtare’ me SH.B.A.

Johnson u tha mbështetësve hakmarrës, përfshirë të dashurën Carrie se ai nuk kishte dashur të prononcohej para rezultatit final por në fund e quajti rezultatin ‘historik’.

Në një fjalim para stafit në CCHQ, z. Johnson tha: ‘Ne duhet të kuptojmë tani se çfarë tërmeti kemi krijuar.

‘Mënyra me të cilën kemi ndryshuar hartën politike në këtë vend.

“Ne duhet të luftojmë me pasojat e kësaj. Ne duhet të ndryshojmë partinë tonë. Ne duhet të ngrihemi në nivelin e ngjarjeve që kemi krijuar . Ne duhet të ngrihemi në sfidën që na ka dhënë populli britanik. ‘

Fitorja e Johnson ishte spektakolare ,ata gjithashtu përmbysën me një shumicë votash prej 8,000 në avantazh në zonën e minierave të ish-Brythe Valley në Northumberland për herë të parë ndonjëherë.

Kishte përplasjeje në CCHQ ndërsa sondazhi i daljes ishte zbuluar në 10 të mëngjesit, me stafin duke kënduar dhe vallëzuar pas një muaji luftë politike brutale ndërsa Z. Corbyn u përpoq në mënyrë të dëshpëruar për të shitur axhendën e tij të majtë tek populli i Mbretërinë së Bashkuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!