Boriana flet pas triumfit në “Style Star”: Nuk mendoja se do të fitoja

schedule19:47 - 15 Qershor, 2021

schedule 19:47 - 15 Qershor, 2021

Boriana Kllogjeri ishte vajza e cila triumfoi në finalen e “Style Star” që u mbajt të premten e kaluar në ABC. Ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në Friendzone, ku tha se nuk e priste që të ishte fituesja. “E dija se deri diku isha e mirë por nuk mendova se do të fitoja. U çudita kur e dëgjova dhe u habita.”, tha Boriana.

Pyetur në lidhje me pretendentet e tjera për fitore, Boriana tha: “E vetmja arsye pse mendova se nuk do të isha fituese ishte sepse shkova tek puntata e pestë. Nëse do të isha që nga fillimi, absolutisht se do të isha fituese. Nuk mund të them se Alda nuk e meritonte por nuk ka sjellë ndonjëherë diçka shumë të veçantë.

Dhespina nuk ka guxuar shumë. Në një emision të tillë duhet të bësh gjëra të karakterit tënd por të kesh guxim, sepse nuk mund të dallohesh me stilin tënd nëse shkon ashtu siç vishesh përditë.”, theksoi fituesja.

Sakaq, ajo u ndal dhe tek vlerësimi i jurisë. “Të gjithë kanë qenë të drejtë dhe të padrejtë në kuptimin varet se si e sheh diçka. Nuk mendoj se janë sjellë të padrejtë kundrejt meje. Ndaj të tjerëve ka patur raste që ndoshta i kanë ulur pak ose ndoshta i kanë ngritur shumë.“, theksoi Boriana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!