E ardhmja e sigurisë europiane do të vendoset në Ukrainë, tha sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë samitit të NATO-s në Uashington.
Borrell gjithashtu bëri thirrje për bashkimin e forcave në të dy anët e Atlantikut kundër sfidës së paraqitur nga Rusia.
Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron që Rusia të dominojë përsëri fqinjët e saj dhe theksoi se europianët kishin filluar të zhvillonin aftësitë e tyre mbrojtëse.
/abcnews.al