Borrell: Lavrov refuzoi në mënyrë agresive kërkesat për tërheqjen e ushtarëve rusë nga Ukraina

schedule18:01 - 14 Korrik, 2023

schedule 18:01 - 14 Korrik, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell deklaroi sot se ministri i jashtëm i Rusisë “iu përgjigj në mënyrë agresive” thirrjeve gjatë Forumit Rajonal të ASEAN-it që Moska të tërhiqte trupat e saj nga Ukraina.

Borel u tha gazetarëve në margjinat e një forumi në Xhakarta, Indonezi, se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e quajti kërkesën për tërheqje pjesë të një komploti perëndimor, shkruan Reuters.

Lavrov dhe Anthony Blinken ndodhen në Xhakartë, por duket se nuk do të ketë mundësi që ata të takohen privatisht për shkak të ndryshimeve të akumuluara të opinioneve” dhe programeve të tyre të ndryshme të qëndrimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!