Vijon të jetë problematike lëvizja e automjeteve ne aksin Balldren – Milot.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të borës u bllokua aksi rrugor Lezhë në drejtim të Milotit, ndërkohë për lëvizjen e automjeteve policia i devijonte nga rruga e vjetër.
Ndër të tjera mësohet se për të normalizuar situatën në këtë aks rrugor është dashur ndërhyrja e ushtrisë që dërguan batanije që u janë shpërndarë personave që kishin nevoje dhe karburant në rast se do kërkohej.
Mjeti i firmës mirembajtëse që pastronte dëborën kishte të dëmtuar pajisjen e hedhjes se kripës duke e bërë të pamundur nderhyrjen.. /abcnews.al