Borë e ngrica në Dibër, akset kryesore të kalueshme, probleme në zonat rurale

schedule12:48 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:48 - 16 Shkurt, 2021

Qarku i Dibrës është dhe një ndër më të prekurit si pasojë e motit të keq dhe borë. Fatmirësisht duket se situate në këtë qark është drejt normalizimit dhe pse temperaturat janë deri në -15°.

Akset rrugore janë të kalueshme, disa me vështirësi me zinxhirë.

Ndërkohë sa i përket aksit Peshkopi -Tiranë kalimi bëhet pa probleme. Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd është hapur deri në Klenjë, megjithëse trashësia e borës në disa pika kalonte deri në 2 metra, si pasojë e grumbullimit nga era e fortë.

Ndërkohë disa nga akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë.

Aksi Peshkopi- Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë pasi ka akull në rrugë.

Gjithashtu janë hapur rrugët rurale që lidhin qendrat e njësive administrative me rrugët kryesore ndërsa po hapen rrugët e fshatrave më të afërta fillimisht dhe më të thellat në vijim.

E izoluar pa komunikim dhe pa energji elektrike është njësia Lurë me të gjitha fshatrat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!