Reshje të dendura shiu dhe bore kanë përshkuar Qarkun e Dibrës gjatë 24 orëve të fundit.
Për pasojë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në rrugët nacionale Ulëz – Shkopet, Qafë Bualli – Krastë, Peshkopi – Kukës, dhe Peshkopi – Qafë Draj, por pa shkaktuar probleme dhe pengesa në qarkullim.
Në lartësinë mbi 1400 metra kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Dëbora e hershme i ka zënë pemët me gjethe dhe për pasojë i ka ngarkuar ato duke shkaktuar thyerje të pemëve në zonat e larta.
Në disa nga akset Kombëtare kompanitë e mirëmbajtjes vijojnë me kontratat e vitit të kaluar ndërsa disa të tjera ende nuk janë kryer procedurat e shpalljes së kontratave për mirëmbajtje dimërore. /Abcnews.al