Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë problematika në zona të ndryshme në vend.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet e borës që kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit tonë kanë sjellë dhe vështirësitë e para të qarkullimit të automjeteve në qarkun e Dibrës dhe të Korçës.
Përmes një postimi në Facebook, ARRSH tregon dhe akset problematike ku drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësi, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta.
Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Voskop-Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Vazhdon puna me mjete borë pastruese.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ❄️ për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.e.su./abcnews.al