Reshjet e borës kanë vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në të gjithë qarkun e Korçës ku si pasojë e temperaturave të ulëta kanë sjellë dhe vështirësinë në qarkullimin e mjeteve.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin, Ersekën dhe Leskovikun lëvizja e mjeteve bëhet pa zinxhirë.
Ndërkohë për shkak të borës dhe të temperaturave të ulëta segmentet e Qafës se Pllocës, Grabovivcë, Qafë e Qarrit dhe Qafë Thanë gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur prezence akulli, çfarë e ka bërë të detyruar përdorimin e pajisjeve dimërore.
Ndërkaq të kalueshme normalisht janë rrugët drejt zonave turistike të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme normalisht. Për shkak të pranisë së borës disa fshatra malore në bashkinë e Pogradecit, Devollit, Korçës dhe Maliqit janë të izoluar./abcnews.al