Borë dhe ngrica në vendin tonë, ARRSH jep detaje për situatën

schedule08:55 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 08:55 - 1 Dhjetor, 2021

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në të gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas 24 orësh pa reshje.

Sipas ARRSH gjatë natës për të shmangur ngricat është punuar gjithë natën me shpërndarjen e kripës, për të vijuar pa probleme qarkullimi i makinave.

Reshjet kanë pushuar 🌤

🚜Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat ❄️pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta🛣

✅Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset

#ARRSH #MIE”, thuhet nw njoftimin e ARRSH./abcnews.al