Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bordi shmang abuzimet me çmimet”, Ibrahimaj: Nuk ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit

schedule10:15 - 10 Prill, 2026

schedule 10:15 - 10 Prill, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se Bordi i Transparencës shmang abuzimet me çmimet.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj deklaroi për gazetarët se nuk ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit.

Ibrahimaj shtoi se akciza e naftës ulet me 20 përqind, kur çmimi i hidrokarbureve shkon në 220 lekë për litër.



“Për ne është prioritet kryesor që kriza të përcillet në mënyrë sa më të ulët në tregun shqiptar. Ndaj dhe ne kemi ngritur edhe Bordin e Transparencës. Qëllimi i Bordit të Transparencës është që çmimet të mos rriten në mënyrë abuzive. Ne nuk mendojmë se ka nevojë për ndërhyrje në taksën e qarkullimit. Taksa e qarkullimit mblidhet në këtë formë, sepse është më e drejtë në këtë formë. Kush përdor më shumë karburant do paguajë më shumë. Ne kemi reduktuar akcizën me 20 përqind, sa herë që nafta shkon në 220 lekë. Taksat nuk kanë ndryshuar, janë vendosur me ligje, janë transparente. Janë aty dhe nuk kanë ndryshuar. E vetmja që ka ndryshuar është akciza. Ne kemi përjashtuar nga taksimi peshkimin. Ne jemi në monitorim të flukseve të karburantave. Shumë shpejt, ministria e Financave do filloi gjurmueshmërinë e karburanteve”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!