Bordi pezullon akcizën e gazit për ngrohje dhe gatim

schedule16:55 - 5 Prill, 2022

schedule 16:55 - 5 Prill, 2022

Krahas caktimit të çmimit të naftës dhe benzinës për javën e ardhshme, Bordi i Transparencës ka bërë një ndryshim të rendësishëm sa i përket gazit të lëngshëm që përdoret nga konsumatorët familjarë dhe operatorët e tjerë të tregut duke hequr akcizën e tij.

Sipas vendimit, çdo litër gaz i lëngshëm (jo ai i makinave) që do të shitet nga sot deri në një vendim tjetër do të jetë pa akcizë.

Ky ndryshim nuk prek gazin që shitet në pikat e karburanteve për makinat.

Miratohet çmimi 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)”, njofton bordi.

Sipas vendimit të bordit, nga sot deri më datë 12 prill, një litër naftë të shitet me 233 lekë, kurse një litër benzinë 209 lekë. Deri më tani, një litër naftë është shitur me 226 lekë, kurse një litër benzinë shitej me 208 lekë.

Çmimi me pakicë deri në 12 prill

233 Lekë/litri nafta;

209 Lekë/litri benzina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!