Bordi merr vendimin, rritet çmimi i karburantit, sa do shitet nafta dhe gazi nga sot

schedule12:38 - 27 Maj, 2022

schedule 12:38 - 27 Maj, 2022

Çmimi i karburantit është rritur këtë të premte dhe sipas Bordit të Transparencës, nga 229 lekë/litër, nafta do të shitet me 239 lekë.

Benzina do të shitet me 237 lekë për litër kurse gazi me 90 Lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës lidhur me vendimet e mbledhjes.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!