Bordi “lodhet” sërish, sa do të shiten nga sot pasdite nafta dhe benzina

schedule11:58 - 29 Qershor, 2022

schedule 11:58 - 29 Qershor, 2022

Bordi i Transparencës e ka vënë sërish sot “dorën ne zemër” duke i hequr edhe një 6 lekësh çmimit të një litri naftë. Kështu, duke nisur nga sot, një litër naftë do të shitet me 249 lekë, kurse një litër benzinë me 242 lekë.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njejtë.

Gjithçka ndodh në një kohë kur çmimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare ka pësuar ulje të forta gjatë ditëve të fundit, megjithatë në Shqipëri reflektohet pak ose aspak.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. /abcnews.al