Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës ul çmimin e hidrokarbureve: Çmimi i naftës ulet me 10 lekë, benzina shitet me 173 lekë për litër

schedule13:02 - 9 Prill, 2026

schedule 13:02 - 9 Prill, 2026

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të enjte, më 9 prill 2026, çmimet e reja për shitjen e nënprodukteve të naftës në tregun vendas, të cilat hynë në fuqi menjëherë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 210 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 173 lekë për litër, ndërsa me shumicë në jo më shumë se 161 lekë për litër.



Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 9 prill, në orën 14:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të reflektohen ndryshimet e radhës në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve që të zbatojnë me përpikëri këtë vendim. Në rast të shkeljeve, paralajmërohet se do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!