Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, deklaroi se Shqipëria ka shprehur dakordësinë për pjesëmarrje në fazën e parë në shtabin për Gazën, ndërsa vijojnë konsultimet me aleatët për detajet dhe numrin e pjesëmarrësve.
Ai njoftoi gjithashtu se vendi ynë do të shtojë komponentin ajror në misionin e KFOR me një helikopter.
Sa i përket vizitës në Hungaria, Vengu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
“ Shqipëria ka shprehur dakordësinë, kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën dhe jemi duke punuar me aleatët tanë; nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve. Jemi në bashkëpunim me aleatët. Hartat që kanë qarkulluar, nuk përbëjnë informacion zyrtar. Por ne po presim bisedimet me aleatët, dhe jemi në bisedime sesi do kontribuohet. Do jenë bisedimet e shtabeve që do bisedojnë në vazhdimësi. Forcat tona operojnë nën ombrellën e një aleati më të madh
Në KFOR do të shtojmë komponentin ajror me një helikopter.
Vizita e fundit në Hungari ishte e rëndësishme, sepse ky vend ka një mbështetje të vazhdueshme dhe pa asnjë dyzim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Hungaria ka pasur një transformim të teknologjisë në industrinë e mbrojtjes dhe dëshira jonë është të jemi pjesë e këtyre zinxhirëve.”


