Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes / Nura: Rama, ambasador i luftës së drejtë të Kosovës, ka strategji për të arritur te Trump

schedule23:40 - 19 Shkurt, 2026

schedule 23:40 - 19 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e Bordit të Paqes, ku 50 shtete firmosën për pjesëmarrjen në këtë organizatë.

Gazetari Artur Nura tha se kryeministri Edi Rama ka ndjekur një strategji të qartë politike për të arritur deri në këtë pikë.

Sipas Nurës, Rama shfrytëzoi në pak minuta një moment kyç për t’u shfaqur si lider përtej territorit të Shqipërisë, duke marrë rolin e ambasadorit të luftës së drejtë të Kosovës. Ai shtoi se në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së po përdoren dosje të prokurorisë serbe dhe mekanizma ruso-serbë, duke e cilësuar procesin si të papranueshëm.



 

“ Duhet t’i japim Ramës atë që i takon. Ne e kemi thënë që Rama ka punuar me një strategji për të arritur këtu ku është sot, ka një strategji për të arritur te Presidenti.

Tashmë konfirmohet që Rama, në pak minuta kohë, për 2 minuta e shfrytëzoi momentin për të qenë një lider përtej territorit të Shqipërisë, për të bërë ambasadorin e luftës së drejtë të Kosovës.

Për mekanizma të turpshëm në Gjykatën e Hagës, që u ndërtua me naivitet, sot po shkohet drejt një ndëshkimi që nuk do të pranohet.

Rama tha se dy shtetet duhet të mendojnë çfarë do të bëjnë dhe hapin e parë e bëri. Rama po kthehet në një lider panshqiptar.

Po përdoren dosje të prokurorisë serbe dhe po përdoren mekanizma ruso-serbë në çështjen ndaj ish 4 krerëve të UÇK-së.“  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!