Analisti Sefer Selimi vlerësoi se Edi Rama përdori fjalët e duhura për të tërhequr vëmendjen e Trump dhe të pranishmëve, duke mbajtur edhe një ton më të ashpër ndaj padrejtësive në procesin e Hagës.
Ai theksoi se zhgënjimi në elitën politike të Maqedonisë së Veriut lidhet me pritshmëritë e larta ndaj Trump, të cilat nuk u materializuan. Sipas Selimit, aleancat me SHBA-në nuk janë për konsum të brendshëm politik, por kërkojnë qasje serioze dhe afatgjatë në diplomacy.
“Me fjalët e duhura në vendin e duhur. Rama përdori të gjithë elementët që mund të tërheqin vëmendjen e Trump dhe të pranishmëve të tjerë. Rama përdori edhe një ton më të ashpër duke kritikuar një pjesë të liderëve aty, duke ua gjetur fajin për një drejtësi aspak të drejtë. Ai i kushtoi 80 për qind të fjalimit të tij padrejtësisë dhe maskaradës ndaj procesit të Hagës. Është çështje e rëndësishme dhe ka të bëjë me dinjitetin tonë dhe të udhëheqësve.
Shkupi dhe Beogradi ishin pa ftesë, por nuk dihen rrethanat për përjashtimin e ftesave. Ajo që bie në sy është zhgënjimi te elita politike që shpresuan shumë dhe u investuan te zgjedhja e Trump. Këto shpresa ishin të lidhura ngushtë se Trump do të kishte një pozicion të favorshëm. RMV ka dalë mjaft naive dhe e papjekur për diplomacinë ndërkombëtare, sepse vrapuan t’i bashkangjiten çdo iniciative duke menduar se, duke dhënë këtë mbështetje, do të fitojnë ndonjë pozicion.
U dëshmua e kundërta, si në këtë rast ashtu edhe në rastin e tarifave kombëtare, ku Maqedonia e Veriut kishte trefish tarifë. Aleancat me SHBA-në nuk janë për konsum për politikë të brendshme dhe respektojnë aleancat në plan afatgjatë.” / abcnews.al /


