Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes, BE dhe NATO/ Minxhozi: Groenlanda, qëllim destabilizimi për NATO-n. BREXIT, thyerje për unionin

schedule21:14 - 22 Janar, 2026

schedule 21:14 - 22 Janar, 2026

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Por përtej ndikimit amerikan, ccfarë do të ndodh me NATO-n, sigurinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.

Analisti Skënder Minxhozi tha se gjatë fushatës së parë presidenciale të Trump ai mbështeti fuqimisht daljen e Britanisë nga BE, që ka qenë dhe thyerja më e madhe e unionit. Minxhozi shtoi më tej se ka një paradoks brenda NATO-s dhe se Groenlanda është qëllim destabilizimi për NATO-n.

“Ne jemi në një marrëdhënie kontraktuale me BE-në, por ndodhemi në një teatër gjeopolitik ku komponenti amerikan është kryesori. Ka një traditë shumë të konsoliduar ku violina e parë dhe fuqia dominante është Amerika. Ne ndodhemi në një situatë paradoksale: ka hamendje që kriza e Groenlandës, ku një vend anëtar cenon një vend tjetër anëtar, ka një qëllim pas perdes për të destabilizuar vetë aleancën.



Trump, sa herë është kërcënuar drejtpërdrejt në lidhje me nenin 5, mohimi po vjen nga fuqia më e madhe. Ky është paradoksi brenda NATO-s. Kjo na vë ne dhe Evropën në një pikëpyetje se çfarë do të bëjmë në fushën e sigurisë: do të rritemi apo do të mbetemi të vegjël?

A e do Trump vërtet aleancën? Për BE-në ka thënë se është ndërtuar për të dëmtuar Amerikën; ka deklarata për këtë. Në vitin 2016 i dha një shtysë të madhe daljes së Britanisë, që ka qenë thyerja më e madhe e saj.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!