Bordi i Çmimeve jo-transparent, gjoba nga 2-10 milionë lekë për bizneset

schedule19:53 - 1 Prill, 2022

schedule 19:53 - 1 Prill, 2022

Tregtarët që do të abuzojnë me çmimet e produkteve ushqimore do të penalizohen me gjoba që variojnë nga 2 milionë lekë për tregtarët e pakicës deri në 10 milionë për shumicën. Akti normativ tashmë ka hyrë ne fuqi dhe parashikon që në rast se shkeljet përsëriten atëherë ndaj këtyre subjekteve do të merret masa e mbylljes së aktivitetit deri në sekuestrimin e malli.

Po ashtu në aktin normativ është e përcaktuar se të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, duhet  të marrin masa për mbajtjen e rezervave për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit.

Për ekspertët e ekonomisë ngritja e  bordeve të transparencës është një cënim i tregut të lirë. Ata ngrenë një sërë pikëpyetjesh në lidhje me mënyrën e funksionimit Nga një vëzhgim i bërë në disa supermarkete rezulton se disa produkte kanë pësuar  një ulje të çmimeve që variojnë nga 10 deri në 20 lekë.

Ulje kanë pësuar vaji, mielli, makaronat apo orizi. Por pavarësisht kësaj qytetarët ankohen se të gjitha produktet vijojnë të mbeten të shtrenjta.

Të gjitha dyqanet dhe supermarketet kanë detyrimin që të zbatojnë gjithashtu marzhin e fitimit i vendosur nga Bordi ndërsa zbatimi i tyre monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet. /abcnews.al/