Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borchardt “non grata” nga Presidenca, Kryemadhi: Kush fyen shqiptarët me gisht le ta marrë mbrapsht

schedule18:01 - 18 Nëntor, 2019

schedule 18:01 - 18 Nëntor, 2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehu dakordësi me vendimin e marrë nga Presidenca për të mos pranuar në institucionin e drejtuar nga Ilir Meta, ambasadorin e OSBE, Bern Borchard. Kryemadhi tha se çdokush që fyen shqiptarët merr pas atë që i takon. Kryetarja e LSI-së komentoi edhe përplasjen për Gjykatën Kushtetuese duke e drejtuar gishtin e akuzës nga  kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Pas shpalljes non grata që Presidenca i bëri ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bern Borchard edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon ashpër ndaj veprimeve fyese që diplomati ka bërë ndaj shqiptarëve. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi nuk i kurseu ironitë ndaj përfaqësuesit OSBE në Tiranë.

Në sinkron me Presidentin, Kryemadhi ishte edhe për rastin “DVORANI”. Duke kujtuar se në Fletoren Zyrtare nuk u botua dekreti i Presidentit për zgjedhjet vendore, Kryemadhi u shpreh e bindur për lidhjen e varësisë që ekziston mes Kryeministrit  dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Qëndrimet e saj, Kryemadhi i mbajti pas kthimit nga vizita disa ditore që zhvilloi në SHBA ku zhvilloi edhe takime të nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!