Situata politike në Shqipëri pas dorëheqjes së 57 deputetëve të opozitës ka qenë temë e bisedës që ka zhvilluar kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt.
Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së medias pranë Kryesisë së Kuvendit bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht legjitimë, të dalë nga zgjedhje të rregullta, të certifikuara nga vetë komisionarët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021./abcnews.al