“Borbardha” në Teatrin e Kukullave, Jorida Meta: 13 karakteret në një frymë

schedule15:00 - 4 Prill, 2022

schedule 15:00 - 4 Prill, 2022

Aktorja e Teatrit të Kukullave Jorida Meta në një intervistë për abc rrëfen sfidën e realizimit të 13 karaktereve në shfaqjen “ Borëbardha”.

Jorida Meta prej 20 vitesh është pjesë e Teatrit të Kukullave, në atë skenë ka skalitur personazhe të shumta për fëmijë. Kësaj herë ajo ka sfiduar vetën e madje edhe historikun e 60 vjeçar të repertorit të teatrit.

Për herë të parë një aktore i jep jetë 13 karaktereve në skenë. Përralla klasike “Borëbardha” i ka prishur edhe gjumin deri sa mori formën e duhur.

Teksa e vë të zgjedh se cilën prej kukullave të shfaqjes ka më për zemër, vështirë se i ndanë.

E gjithë loja është e përqëndruar në një kuadrat skene dhe me një ritëm të shpejtë lëvizin të gjithë personazhet. Aktorja thotë se vështirësia qëndron tek të mbajturit mend të karakteristikave të secilit.

Edhe forma e kukullave është specifike, aplikohet për herë të parë në Shqipëri, sipas aktores.

Kontakti me fëmijët pas shfaqjes është shumë i rëndësishëm thekson aktorja. Borëbardha është shfaqja e fundit në skenën e Teatrit të Kukullave, pasi godina do të futet në fazën e restaurimit total në 17 prill./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!