Sot është një ditë e veçantë për Bora Zemanin. Moderatorja feston 30 vjetorin e lindjes. “Dita e fundit si vajzë e vogël se nesër do rritem”, shkroi Bora një ditë më parë. Ndërkohë, nuk kanë munguar urimet nga miqtë e saj dhe sigurisht Semi Jaupaj, e cila ishte pjesë e Big Brother.
Bora ka ndarë disa foto duke shkruar: “Jo keq si 30 vjec ë?!” ndërsa Semi i ka lënë komentin epik: “Imagjino si do jesh 40”. Bora ka qenë në fokus të mediave për shkak të trekëndëshit të krijuar mes saj, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.
Këta të fundit ndodhen brenda shtëpisë së Big Brother ku dhe kanë nisur një lidhje dashurie.
/abcnews.al