E sotmja ishte një nga ditët më të vështira përsa i përket motit në vendin tonë gjatë këtij dimri. Pjesa më e madhe e qyteteve janë mbuluar nga dëbora dhe zhvillimi i ndeshjeve të Kategorisë së Parë ka qenë e pamundur.
Si pasojë FSHF vendosi për shtyrjen e plot pesë ndeshjeve, nga gjashtë, që ishin planifikuar të luheshin sot. Sfida e vetme, që u zhvillua ishte ajo mes Erzenit dhe Orikut.
Shijakasit mundën të fitojnë pastër me shifrat 2-0, falë golave të Himës dhe Xhabraimit me penallti në fillim të pjesës së parë. Me këtë fitore Erzeni ngjitet në vendin e shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Nesër janë planifikuar të luhen dy ndeshje të grupit B. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 11
GRUPI A
E shtunë, më 13 shkurt, ora 13:30
Erzeni-Oriku 2-0
Shënues: Hima 11’, Xhabrahimi (pen.) 17’
Besëlidhja-Partizani B (E shtyrë)
Korabi- Veleçiku (E shtyrë)
Burreli-Vora (E shtyrë)
GRUPI B
E shtunë, më 13 shkurt, ora 13:30
Pogradeci-Besa (E shtyrë)
E diel, më 14 shkurt, ora 13:30
Lushnja-Egnatia
Elbasani-Tomori