Reshje e dëborës kanë pushtuar thuajse gjithë Shqipërinë dhe ditën e sotme në shumë stadiume do të jetë e vështirë të luhet futboll në kushte normale. Në Peshkopi, ku Korabi do përballet me Veleçikun, fusha është mbuluar nga bora.
Dibranët po bëjnë maksimumin që të pastrohet fusha dhe në orën 13:30 ekipet të zbresin në fushë dhe të luajnë. Mbetet të shihet nëse zyrtarët e ndeshjes do të japin “OK” që ndeshja të zhvillohet. Në borë këtë sezon është luajtur në Superiore, në sfidën Skënderbeu-Partizani.
Situata është më ndryshe në Burrel, pasi në “Liri Ballabani” nuk ka shumë borë. Gjithsesi, për shkak të vështirësisë në lëvizje në aksion rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar të anulohet takimi Burreli-Vora. Miqtë dhe arbitrat e kanë pasur të vështirë të udhëtojnë drejt Burrelit, është marrë ky vendim. Takime të tjera të anuluara janë Besëlidhja-Partizani B dhe Pogradeci-Besa. /abcnews.al