Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Konkurentët finalistë janë Iliri, Beniada, Einxheli dhe Donaldit, të cilat po luftojnë për çmimin e parë.
Mësohet se nesër në mbrëmje, ky i fundit do të takohet me partneren e tij, Beatrixën. Në këtë mënyrë, çifti do të ketë mundësi të zgjidhë nga afër konfliktet e fundit, përpara se të shpallet fituesi.
Ndërkohë, burime për panorama.al, bëjnë me dije se ftesë ka marrë edhe moderatorja, Bora Zemani për të hyrë në shtëpi gjatë finales. Por duket se moderatorja nuk e ka pranuar këtë ftesë dhe ka lënë të kuptohet se me Donaldin ka mbyllur gjithçka. /abcnews.al