Bora mbulon Kukësin, OSSH: Defekte në zonat veriore, këputje kabllosh e përcjellësish

schedule16:07 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 16:07 - 27 Dhjetor, 2020

Defekte dhe avari janë krijuar në rrejtin e shpërndarjes në Kukës si pasojë e motit të keq, me fillimin e reshjeve të borës dhe shiut në vend.

OSSH njofton se janë marrë masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve. Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!