Bora mbulon Dibrën, si është gjendja e rrugëve

schedule12:01 - 21 Mars, 2021

schedule 12:01 - 21 Mars, 2021

Moti i keq ka përfshirë sot të gjithë vendin. Bora ka zbardhur qarkun e Dibrës. Më intensive ato janë në rrethin e Bulqizës dhe në zonat e thella të Dibrës. Siç raporton gazetari Neki Feta, në qytetin e Peshkopisë trashësia varion nga 10 cm deri në 20 në zona të thella.

Në Bulqizë trashësia është e njëjtë, por fryn erë e fortë dhe krijon grumbullime të borës në trupin e rrugës. Deri tani nuk ka probleme në rrugë, kështu aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalimi bëhet pa probleme .

Lexo edhe: VIDEO/ Reshje të dendura, Korçë mbulohet nga bora e pranverës

Gjendja e akseve:

Rruga Peshkopi – Kukës kalimi pa probleme deri në Kalanë e Dodës më tej deri në Bushtricë të Kukësit kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Qafl Draj kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Ura e Çerenecit -Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Situata në zona të thella dhe rrugët rurale kalimi deri tani bëhet vetëm me zinxhirë. Nuk ka pasur probleme sa i përket furnizimit me ujë apo me energji elektrike. Nga informacionet që kemi nuk ka pasur thirrje për ndihmë apo emergjenca shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!