Disa fshatra në pjesën perëndimore të Maqedonisë kanë mbetur pa energji elektrike, që nga pasditja e së martës, si pasojë e reshjeve intensive të borës.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë ndodhen ende në terren për të ndihmuar banorët por dhe për të riparuar dëmet, pasi sasia e madhe e borës ka sjellë rrëzimin e disa prej shtyllave të tensionit të lartë në rrugë. Kjo ka bërë që disa fshatra në zone, të mbeten pa energji elektrike.
Situatë e rënduar paraqitet dhe me rrugët, ku autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet me automjet, të paktën deri në pastrimin e plotë të rrugëve./abcnews.al