Gigi Hadid është fotografuar gjatë një shëtitje në New York, duke shënuar kështu dhe daljen e parë publike që kur mirëpriti vajzën me partnerin Zayn Malik në Shtator. Supermodelja ndau gjithashtu një fotografi në rrjete sociale, ku shihej së bashku me vogëlushen duke shijuar borën e saj të parë.
Krahas fotos supermodelja shkroi: “Bora e saj e parë”. Hadid ka mbajtur një profil të ulët që kur mirëpriti vajzën në shtator. Megjithëse janë treguar shumë hermetik, çifti i famshëm u tregua dorëlëshuar duke publikuatr një imazh të vajzës me rastin e Halloween-it. /abcnews.al