Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka deklaruar në “Special Report” se bonusi i bebeve do të vijojë edhe në vitin 2024. Ajo ka thënë se do të jepen 40 mijë leke për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dyti dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe me radhë.
Sakaq, Koçiu ka theksuar se ky bonus është mirëpritur nga të gjitha familjet e reja.
“Bonusi i bebeve do të vijojë dhe në 2024. Është një bonus që i shkon çdo fëmije të porsalindur në mënyrë rritëse. Pra, 40 mijë leke për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dyti dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe me radhë. Është një politikë, e cila për hir të vërtetës ka gjetur mikpritje dhe është pritur mirë te të gjithë familjet e reja. Ne synojmë padiskutim që ta vijojmë dhe të mbështesim familjet e reja për t’i dhënë mundësinë fëmijëve, që që në hapat e parë t’i plotësohen nevojat e tyre, por ndërkohë dhe për të lehtësuar familjen në mirërritjen gjatë viteve të tyre të para të jetës”, deklaroi Koçiu./abcnews.al