“Bomberi” brazilian jashtë planeve të Arteta, Arsenal nxjerr Gabriel Jesus në shitje

schedule17:56 - 13 Nëntor, 2024

schedule 17:56 - 13 Nëntor, 2024

Shumë gjëra mund të ndodhin në formacionin e Arsenal, ama diçka është e sigurtë, Gabriel Jesus është jashtë planeve të Mikel Arteta.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, “Topçinjtë” janë në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian, me klubin që dëshiron të largojë lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të investojnë paratë diku tjetër.

Autori i 20 golave e 16 asisteve, në 83 përballje me fanellat e Arsenal vlerësohet nga specialistët e “Transfermarkt”, në shifrën e 55 milionë eurove, shifër kjo që mund të negociohet duke marrë parasysh se “Topçinjtë” kërkojnë të shesin sa më shpejt brazilianin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!