Zyra e prokurorit të Ukrainës ka nisur një hetim mbi bombardimin e dyshuar të qytetit Sloviansk nga ushtria ruse me municione thërrmuese.
“Një hetim paraprak ka vërtetuar se më 22 prill 2022, forcat e armatosura ruse kryen një tjetër granatim të qytetit Sloviansk në rajonin e Donjeckut. Si rezultat i veprimeve të pushtuesve u dëmtua një ndërtesë e shkollës së mesme dhe disa ndërtesa banimi”, thuhet në deklaratë.
Përdorimi i municioneve thërrmuese, të cilat shpërndajnë nënmunicione në një zonë të gjerë është i ndaluar nga shumë vende. Rusia dhe Ukraina nuk janë nënshkruese të një konvente ndërkombëtare që ndalon përdorimin e tyre. /abcnews.al