Të paktën 16 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, sipas të cilit ky ishte sulmi i tretë ndaj Kievit brenda 24 orëve.
Si pasojë e goditjeve, një ndërtesë magazine është përfshirë nga flakët. Ekipet e emergjencave kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin gjatë orëve të para të mëngjesit.
Autoritetet ukrainase vijojnë operacionet në zonat e prekura, ndërsa bilanci i viktimave dhe dëmeve mund të ndryshojë.


