Bombardimet ruse në Kharkiv, humbin jetën 7 persona plagosen 34 të tjerë

schedule14:23 - 4 Prill, 2022

schedule 14:23 - 4 Prill, 2022

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të reja nga forcat ruse në Kharkiv.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të plagosurve ka edhe tre fëmijë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha në një postim në Telegram të hënën se një hetim ishte duke u zhvilluar pasi sulmi u shpalos rreth orës 18:00 me orën lokale.

Forcat ruse thuhet se kanë qëlluar mbi ndërtesa banimi në lagjen Slobidsky të Kharkiv./abcnews.al