Bombardimet ruse, guvernatori: Rajoni i Luhanskut vuan nga mungesa e energjisë elektrike dhe ujit

schedule13:05 - 25 Prill, 2022

schedule 13:05 - 25 Prill, 2022

Rajoni i Luhanskut në Ukrainën lindore po përballet me mungësën e ujit dhe energjisë elektrike për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, tha Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale, shkruan CNN.

“Pothuajse i gjithë rajoni i Luhansk është pa ujë,” tha Hayday në një deklaratë  të hënën. “Në 10 ditët e fundit në 10 vendbanime është ndërprerë energjia elektrike për shkak të bombardimeve ruse, në nëntë prej të cilave energjia është ndërprerë plotësisht.

30 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike,” theksoi ai.

Për shkak të ndërprerjeve të energjisë, stacionet e pompimit të furnizimeve me ujë në Severodonetsk dhe rrethin Popasna janë mbyllur ndërsa është dëmtuar  infrastruktura e furnizimit me ujë në Rubizhne, Popasna dhe fshatrat përreth, tha Hayday.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!