Bombardimet ruse godasin qendrën e kërkimit bërthamor në Kharkiv

schedule05:15 - 26 Qershor, 2022

schedule 05:15 - 26 Qershor, 2022

Një bombë ruse goditi sot një qendër kërkimore bërthamore në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, tha Inspektorati Shtetëror i Rregullatorit Bërthamor.

Pavarësisht dëmtimit të ndërtesës  nivelet e radioaktivitetit mbeten normale në zonë, tha autoriteti në një deklaratë.

“Mundësia e një katastrofe tjetër, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë bërthamore dhe radiologjike mbetet e lartë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse,” paralajmëruan autoritetet ukrainase.

Reuters vëren se konfirmimi i incidenteve nga një burim i pavarur nuk ka qenë i mundur./abvnews.al/