Bombardimet në Belgorod, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur

schedule14:55 - 3 Qershor, 2023

schedule 14:55 - 3 Qershor, 2023

Të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë të premten, tha Vyacheslav Gladkov, guvernatori rajonal.

Rajoni i Belgorodit, i cili ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, ka regjistruar sulme të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit. Gladkov tha në një postim në Telegram se viktimat ndodheshin në oborret e shtëpive të tyre gjatë sulmit.

Mes të plagosurve ishte një djalë 13 vjeç dhe një vajzë 11-vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!