Bombardimet izraelite vrasin katër palestinezë në kampin e refugjatëve Jabalia

schedule09:49 - 23 Nëntor, 2023

schedule 09:49 - 23 Nëntor, 2023

Të paktën katër palestinezë u vranë në bombardimin e fundit izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia, i cili synonte rrugën Abu Qamar.

Izraeli ka vazhduar bombardimet e tij intensive të enklavës së rrethuar përpara një armëpushimi të rënë dakord që mund të hyjë në fuqi të premten në mëngjes, shkruan Al Jazeera.

Që nga 7 tetori, më shumë se 14,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza.

Munir al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, i cili ndodhet brenda spitalit indonezian, thotë se ushtria izraelite ka paralajmëruar njerëzit në këtë objekt që ta evakuojnë atë brenda katër orësh.

Duke folur për Al Jazeera, ai tha se bombardimet vazhdojnë rreth spitalit në veri të Gazës nga të gjitha anët.

Ndërkaq, Drejtori i spitalit al-Shifa është arrestuar nga forcat izraelite. Një burim i IDF-së ka thënë se Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës.

Autoriteti i Transmetimit të Izraelit ka konfirmuar gjithashtu arrestimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!