Bombardimet izraelite në spitalin Nasser në Gaza, pesë të vdekur nga mungesa e energjisë elektrike

schedule15:57 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:57 - 16 Shkurt, 2024

Pesë pacientë kanë vdekur në spitalin Nasser në Kahn Younis për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe sistemit të furnizimit me oksigjen në mes të një sulmi ushtarak izraelit në objekt, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza të kontrolluar nga Hamasi.

Në një deklaratë të mëparshme, ministria tha se nëntë pacientë të kujdesit intensiv mund të vdesin “në çdo moment si rezultat i ndërprerjes së oksigjenit të tyre” pasi gjeneratorët elektrikë ishin ndalur. “Sulmet e Izraelit janë përgjegjës për jetën e pacientëve dhe stafit, duke pasur parasysh se rajoni tani është nën kontrollin e tij të plotë”, tha ministria.

Forcat speciale izraelite bastisën spitalin Nasser, objekti mjekësor më i madh funksional i Gazës, të enjten pasi  rrethuan  objektin për ditë të tëra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!