Bombardime në kufirin Liban-Izrael, vritet një ushtar libanez dhe plagosen tre të tjerë

schedule15:51 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:51 - 5 Dhjetor, 2023

Ushtria e Libanit deklaroi se një ushtar libanez është vrarë nga bombardimet izraelite pranë kufirit jugor të vendit.

“Një pozicion ushtarak i ushtrisë në zonën Adaysseh u bombardua nga armiku izraelit, duke lënë një ushtar të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur,” tha ushtria në një deklaratë.

Më herët, ushtria izraelite tha se kishte sulmuar objektivat e Hezbollahut në Liban, por është e paqartë nëse këto dy ngjarje janë të lidhura me njëra-tjetrën./abcnews.al