Bomba ndaj Preng Gjinit në mes të Tiranës, Artan Hoxha: Ekzekutori është italian

schedule23:25 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:25 - 3 Dhjetor, 2020

Gazetari Artan Hoxha u shpreh sonte se në atentatin ndaj Preng Gjinit me eksploziv pasditen e 15 shtatorit në mes të Tiranës është përdorur një ekzekutor i huaj. Sipas tij bëhet fjalë për një vrasës italian dhe kjo është arsyeja pse policia nuk e kap dot.

Kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot. Është italian ekzekutori” tha Hoxha në “Opinion”. Preng Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit me telekomandë në makinën më të cilën po udhëtonte, ndërsa pista ku po hetohet por ende nuk ka autor është hakmarrja./ db/Abcnews.al