Peter Cech vendosi të tërhiqet 29 majin e vitit të kaluar. Ish-portieri i famshëm çek (124 ndeshje me kombëtaren) i kaloi tek Arsenali katër sezonet e fundit të karrierës, teksa ka luajtur edhe me ekipe si Chelsea, Rennes dhe Sparta Prague.
38-vjeçari po mendon rikthimin e bujshëm në fushat e blerta, diçka që e konfirmon në një prononcim për Daily Mail. “Ka më shumë se një vit që jam tërhequr, por kam pushuar mjaftueshëm.
Ky pushim më ka rikthyer energjitë e duhura dhe trupi im e ka marrë veten pas 20 viteve që kam luajtur si profesionist. Nëse do të krijohen kushtet e duhura, jam gati të rikthehem në fushë“, deklaron Cech. /abcnews.al