“Boll na vodhët”, qytetarët në ditën e pesat të protestave kërkojnë ulje të çmimeve

schedule15:30 - 13 Mars, 2022

schedule 15:30 - 13 Mars, 2022

Në ditën e pestë të protestës për uljen e çmimeve e të taksave, qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbe drejt bulevardit dëshmorët e Kombit. Para kryeministrisë, në podiumin e improvizuan, ndrydhe nga ditët e tjera, këtë të dielë renditën të gjitha kërkesat që ata kanë.

Të tjerë folën edhe për rritjen e çmimit të biletave të transportit ndërqytetas. Në protestë kishte edhe fëmijë.

Protestës iu bashkua edhe një person me aftësi ndryshe. Zëri i tij ishte pankarta që mbante në duar. Për të treguar diferencën mes popullit dhe shtetit, ky qytetar shkelmon orën e tij për ballë kryeministrisë.

Pas dy orësh fjalime, bllokuan disa nga kryqëzimet kryesore pranë bulevardit. Për një moment ndërhynë forcat e rendit.

Protestat nuk ndalen. Çdo ditë në orën 17:00 përpara kryeministrisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!