Këngëtarja shqiptare Enxhi Nasufi ka postuar në Instastory, një video të artistes amerikane, Kimberli Joye. Ajo nuk është mjaftuar me kaq dhe e ka shoqëruar me një mbishkrim, i cili ka ngjallur shumë reagime.
Enxhi shprehet se tregu muzikor në Shqipëria është mbushur me këngëtare si milingonat.
Sipas Nasufit, ato mbetën duke reklamuar firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht, ndërsa nuk kanë zë për të kënduar.
“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet. Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al