“Boll me termin trajnerët nga Shqipëria”, Ismet Munishi ua mbyll gojën të gjithëve

schedule14:59 - 26 Shkurt, 2021

schedule 14:59 - 26 Shkurt, 2021

Kosova i ka hapur dyert për futbollistët dhe trajnerët nga Superiorja. Lëvizjet drejt kampionatit dardan kanë qenë të shumta dhe aktualisht janë tre trajnerë që punojnë në elitë. Bëhet fjalë për trajnerët Bledar Devolli, Klodian Duro e Bledi Shkëmbi, të cilët respektivisht drejtojnë Drenicën, Feronikelin dhe Ballkanin.

Kohët e fundit ka pasur shumë deklarata jo të këndshme, ndaluese, ndaj edhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka reaguar ndaj atyre analistëve që shpesh e përdorin togfjalëshin “trajnerët nga Shqipëria”.

Sigurisht ata nuk kanë shkuar në Dardani me shkopin magjik dhe ndonjë prej tyre edhe mund të dështojë. Në Shqipëri kanë hequr edhe një si Zlatko Dalic, i cili doli nënkampion bote me Kroacinë në Rusi 2018.

Munishi, në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan: Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i përket klubit ose presidentit. Mund të jetë nga India,  Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqipëria etj. Ai trajner ka emër dhe mbiemër, karrierë, personalitet etj. Personalisht po me pengon termi trajnerët nga Shqipëria, duhet të jetë termi filan trajner.

Për sulmet që po marrin koleget e mi nga një pjesë  e Shqipërisë duhet të reagojë edhe shoqata e trajnerëve. Termi trajnerët nga Shqipëria vjen nga disa individë, të cilët prej ambicies personale dëmtojnë shumëçka.

Trajnerë nga Shqipëria jemi të gjithë nëse nuk e keni ditur , sepse të gjithë jemi shqiptar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trajnerë të mirë nga Shqipëria . Stop termit trajner nga Shqipëria, trajneri ka emër”. /abcnews.al