Diego Simeone është lodhur me merkaton. Trajneri i Atletico Madrid ka reaguar në lidhje me merkaton e dimrit në konferencën për shtypin përpara përballjes së ditës së nesërme ndaj Eibar (transfertë).
“E kemi të qartë që gjithçka mund të ndodhë për aq kohë sa merkato është e hapur. Uroj që të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi jemi shumë të lumtur me kontingjentin që kemi në dispozicion.
Atletico është e mbushur me lojtarë të rëndësishëm dhe klubet e tjera trokasin në dyert tona. Një gjë normale, por po presim fundin e merkatos që të mos na shqetësojnë më“, deklaroi trajneri i ekipit kryesues në La Liga. /abcnews.al